Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Në emër të pajtimit, shërimit, lumturimit…

“Gjuha që flasim ka notat e veta të cilat përmbajnë energji shëruese”, Vlora Obertinca.
“Gjuha që flasim është e përbërë prej fjalëve dhe fjalët nga shkronjat. Secila shkronjë që nxjerrim nga goja ka një intonacion apo notë dhe kur bëhen bashkë disa shkronja, krijojnë një fjalë e cila korrespondon me një frekuencë të caktuar transmetuese, qoftë pozitive apo negative.
Kur zgjedhim gjuhën e ëmbël të dashurisë, fuqia e transmetimit të fjalëve ngrihet në frekuencat më të larta të mundshme të energjisë pozitive. Sikur edhe të jemi të hidhëruar, duke dëgjuar nga tjetri të na drejtohet me fjalë të buta dhe fjalë të dashura, fillon të hapet zemra jonë, duke na e zbutur hidhërimin e duke na e pajtuar disponimin.
Kjo sepse, çdo fjalë e mbushur me energji pozitive buron thellë nga shpirti i njeriut ndihmues, cili i jep ndriçim rrugës së secilës shkronjë, për ta gjetur dhe shëruar plagën në zemrën dhe shpirtin e njeriut të lënduar.
Çdo herë kur të vini në kontakt me njerëz të lënduar, të hidhëruar, të bregosur apo të shqetësuar, mundohuni ta ndihmoni duke e qetësuar me fjalët më të qeta dhe më të sinqerta që mund t’i gjeni nga thellësia e shpirtit tuaj.
Kjo, sepse shpirti shpirtin e ndjen, kur i dhuron energji nga burimi i njëjtë i dashurisë, nga aty ku të gjithë ne marrim dashuri pafund sa herë që kemi nevojë. Burim ky i pashterrshëm i dashurisë që na e ka dhuruar Zoti që nga lindja, me të cilin shërojmë çdo gjë, e për të cilin nuk paguajmë asgjë.
Andaj, të dashurit e mi, zgjidhni gjuhën e dashurisë, sepse kjo është mr përmasa gati hyjnore që, ku prek – pajton, ku prek – shëron, ku prek – lumturon”.
Please follow and like us: