Albspirit

Media/News/Publishing

DREJTORESHA EKZEKUTIVE E “LEADERSHIP AND GROWTH COUNCIL” ZHVILLON LIGJËRATË NË KOLEGJIN AAB

16 Janar 2023

Drejtoresha Ekzekutive e OJQ “Leadership and Growth Council”, Laura Kryeziu, ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, ndërsa morën pjesë edhe studentë nga drejtimet e tjera.

Tema e ligjëratës ishte “Roli i shoqërisë në zhvillimin e demokracisë në Kosovë”, në kuadër të lëndës “Impakti i Bashkimit Evropian në shtetndërtimin e Kosovës”, si pjesë e projektit Erasmus të Fakultetit Juridik dhe tjera fakulteteve të Kolegjit AAB.

Studentët patën rastin të njihen me një këndvështrim ndryshe në lidhje me rolin që ka shoqëria për zhvillimin e demokracisë, veçanërisht në Kosovë, bashkë me gjitha rezultatet e arritura deri tani të këtij ndikimi.

Drejtoresha ekzekutive e “Leadership and Growth Council” zhvillon ligjëratë në Kolegjin AAB

Please follow and like us: