Albspirit

Media/News/Publishing

STUDENTËT E KOLEGJIT AAB PREZANTOJNË “INSTITUCIONET E BE”, NË GJIMNAZIN “HAMDI BERISHA”

17 Janar 2023

Në gjimnazin “Hamdi Berisha” të komunës së Malishevës, studentët e Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB, kanë prezantuar projektin “Institucionet e BE-së”. Duke folur për maturantët e këtij gjimnazi, studentët e Kolegjit AAB vizituan ata dhe prezantuan projektin e tyre, që trajtonte temën në lidhje me institucionet e Bashkimit Evropian.

Ky prezantim ishte në kuadër të lëndës “Impakti i Bashkimit Evropian në shtetndërtimin e Kosovës”, si pjesë e projektit Erasmus+. Ndërsa, maturantët e gjimnazit “Hamdi Berisha”, diskutuan me studentët e Kolegjit AAB edhe për mundësitë që ofrohen nga ky institucion për të ardhmen e tyre.

Studentët e Kolegjit AAB prezantojnë “Institucionet e BE-së”, në gjimnazin “Hamdi Berisha”

Please follow and like us: