Albspirit

Media/News/Publishing

Irma Kurti: NË NJË RRUGICË PA EMËR

 

Sonte, në një rrugicë pa emër,

me pak njerëz dhe shumë lule,

nuk di se si më erdhe papritur

e lehtas në mëndje ti m’u ule.

 

Ndoshta nuk të kujtohet asgjë.

S’e kuptova kurrë ku isha unë

në zinxhirin tënd të njohjeve

pa një fillim dhe pa një fund.

 

Më mbaje përdore, unë, gruaja

transformohesha në një fëmijë,

një vend më i mirë ishte bota,

me bukurinë e dëlirë të poezisë.

 

Emocion, mllef e shpesh dimër

mbizotërojnë brenda meje tani,

je vetëm një hallkë zinxhiri,

lumturinë e takova edhe pa ty.

 

Sonte, në një rrugicë pa emër,

me pak njerëz dhe shumë lule,

nuk di se si më erdhe papritur

e lehtas në mëndje ti m’u ule.

 

Irma Kurti: IN UNA STRADA SENZA NOME

 

Oggi, in una strada senza nome,

attorniata da fiori e da gente,

tu sei arrivato all’improvviso,

ti sei seduto nella mia mente.

 

Forse non ricordi niente di me.

Non ho mai compreso chi ero io

nella tua catena di conoscenze

senza un inizio e senza fine.

 

Mi tenevi per mano e mi sentivo

gioiosa, ingenua, una bambina,

il mondo era un luogo migliore

con la bellezza di una poesia.

 

Emozione, collera, forse nulla

non so cosa c’è dentro di me,

so solo che trovai l’indirizzo

della felicità anche senza te.

 

Oggi, in una strada senza nome,

attorniata da fiori e da gente,

tu sei arrivato all’improvviso,

ti sei seduto nella mia mente.

Please follow and like us: