Albspirit

Media/News/Publishing

KOLEGJI AAB NË KAMPUSIN E FERIZAJT KA NËNSHKRUAR MARRËVESHJE ME INSTITUCIONIN “ZONA E FËMIJËVE”

24 Janar 2023

Drejtori i Kolegjit AAB në kampusin e Ferizajt, Prof. Ass. Dr. Lulzim Shabani, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtoreshën e institucionit parashkollor “Zona e fëmijëve”, Hajrije Mehmeti. Marrëveshja parasheh që institucioni parashkollor t’u ofrojë mundësi studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, kampusi Ferizaj, të kryejnë praktikë në ambientet e këtij institucioni.

Në këtë mënyrë studentët do përfshihen duke mësuar metodat me të cilat punohet me fëmijë në institucione shkollore, për të qenë të përgatitur në aspektin profesional.

Kolegji AAB në kampusin e Ferizajt ka nënshkruar marrëveshje me institucionin “Zona e fëmijëve”

Please follow and like us: