Albspirit

Media/News/Publishing

KOLEGJI AAB MIRËPRITI NË VIZITË DREJTUESIT E PROJEKTIT USAID KOSOVO COMPETE

3 Shkurt 2023

Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, ka mirëpritur në vizitë drejtorin e projektit USAID Kosovo Compete, Skënder Rama, bashkë me drejtorin ekzekutiv të Ciao Berto, Bashkim Krasniqi. Vizita u zhvillua si rrjedhojë e nënshkrimit të marrëveshjes që dy institucionet kanë arritur së fundi. Kjo marrëveshje, ngërthen në vete implementimin e projektit të përbashkët për themelimin e një programi ekzekutiv në fushën e përpunimit të drurit.

Gjatë vizitës rektori i Kolegjit AAB dhe zyrtarët nga Zyra për Zhvillimin e Projekteve folën për mundësinë e mbështetjes ndaj arsimit të lartë nëpërmjet programeve të financimit nga USAID, ndërsa në fund vizitorët panë nga afër çdo hapësirë të Kolegjit AAB duke u impresionuar nga infrastruktura dhe investimet e bëra.

Kolegji AAB mirëpriti në vizitë drejtuesit e projektit USAID Kosovo Compete

Please follow and like us: