Albspirit

Media/News/Publishing

Bujar Ramaj: Rrezatim i përhershëm në qiellin e letrave shqipe

Në 87-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, si një qytetar i thjeshtë i truallit shqiptar, lexues dhe admirues i veprës së tij i uroj: JETË TË GJATË E TË SHËNDETSHME!

E falenderoj thellësishtë nga zemra se gjatë kohës së diktaturës në shterpësinë e paanë të literaturës që qarkullonte në atë kohë, librat e Ismail Kadaresë ishin oazi ku pushoja dhe pija ujin qetësues shpirtëror dhe gjeja forcë të përballoja trishtimin gri që më shoqëronte.

Faleminderit shumë Ismail Kadare që më ke ndimuar aq shumë me librat e tu!

Dua gjithashtu ta falenderoj shumë dhe për qëndresën e tij si patriot i këtij vendi nga ku kam marrë këshilla të vleshme jo vetëm nga botimet e tij, por dhe nga një takim në Paris në vitet nëntëdhjetë!

Ti je rrezatimi i përhershëm në qiellin e letrave shqipe!

28 janar 2023.

Please follow and like us: