Albspirit

Media/News/Publishing

Ferdane F. Sahiti: Në vorbullën e dashnisë

Le të kullojnë këto plagët e mia
Le të digjet kjo zemër se kështu kenka dashnia
E bukur asht ndjenja që më dhe,
E bukur asht dhe vetmia
Ditët nuk i zë, por as ditët nuk me zënë mua
Nata nuk vjen pa kujtimet e tua
Ti vjen e ikën pa ndier dhimbje
E unë prapë të flas me dashni, pa grindje
Nuk di të të urrej, as të shaj
Unë di veç në zemër të të mbaj.
Please follow and like us: