Albspirit

Media/News/Publishing

Ferdane Sahiti: Rrugës sime

Unë lutem të të takoj,
e kur të takoj – iki…
Palos dashurinë pranë ëndrrave për ty…
Kur më afrohesh, të largoj,
sepse ti më mbjell frikë.
Kur ikën, qaj me lot,
pse nuk të gjej më aty.
Rrugës duke u kthyer,
betohem se do të të harroj.
E kur kthehem, për dreq,
prapë çdo ditë të kujtoj.
Dhe sërish i lutem Zotit
edhe për një takim
E ti harron kohën
dhe më vonohesh sërish.
Pastaj mendimet luftojnë kohën
Duke i bërë pyetje vetes
Je apo nuk je fati im?!…
Please follow and like us: