Albspirit

Media/News/Publishing

Shfaqja “Osman Taka” vjen në skenën e TKEKS

Shfaqja “Osman Taka” vjen në skenën e TKEKS në datat 10-11-12 Shkurt ora 19:00.

Regjia:  Naun Shundi

Autor: Arben Iliazi

Skenografia dhe kostumet:  Anila Zajmi

Muzika: Endri Sina

Aktorë: Vin Bejleri, Ola Harizaj, Romir Zalla, Neritan Liçaj

As/regjisor: Kristi Serani

Producent: Alket Veliu, Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”

 Drama Osman Taka, i kthen sytë nga ngjarjet dhe personazhet historikë që janë kthyer në Legjendë. Një legjendë dhe një hero legjendaro-historik, që vazhdon të frymëzojë breza të tërë, me luftën ndaj pushtuesve, në mbrojtje të identitetit kombëtar dhe familjes shqiptare. Te Osman Taka, gërshetohet talenti i tij si artist- vallëtar, me sfidën që ai i bën vdekjes. Akti i tij, ka shërbyer dhe vazhdon të jetë simboli i heroit legjendar çam, duke i shërbyer njëkohësisht të tërë shqiptarizmës. “Çështja Çame” ka qënë dhe vazhdon të jetë një çështje shqiptare, ashtu si dhe Osman Taka është burri simbol i vlerave me të bukura, që nga legjendë, u kthye në simbol.

Please follow and like us: