Albspirit

Media/News/Publishing

Amarda Ekmeçiu: Shënimet e një gruaje

 

 

Kishte ditë që s’bëja asgjë. Kohën e humbja kot. Merresha me gjëra pa vlerë. Lloj- lloj mendimesh më mundonin për jetën. Për njeriun. Për gjëra që tek e fundit nuk ishin aspak në dorën time. Bota bëhej ideale një çast, vetëm në mendimet e mia. Kisha një shqetësim të madh. Një shqetësim të madh prej idioti. Ku po shkon bota?

Isha gati të vdisja para padrejtësive që jetoj. Gjykimet e cekëta të njeriut delirant më ngjallnin neveri. Siç e thashë gjykimet. Të përcipta e tepër të shkujdesura. Hiperbolizmat e triumfet e kota. Marrëdhëniet e ndërtuara sëprapi.

Qëndroj me këmbë në tokë. Dhe pse nuk kam të bëj asgjë, mund të fluturoj në qiell. Ta shoh botën ashtu siç e sheh shumica. Por unë, unë jam vetëm. Nuk jam si ata. Dhe këtë gjë e di mirë. Këtë  gjë e di vetëm unë. Askush tjetër. Dhe nuk ka aspak rëndësi kjo. Vazhdoj vetëm. Njësoj si ata vazhdojnë bashkë. Skeptikë, të ngurtë, përbuzës, lëpirësa.

Please follow and like us: