Albspirit

Media/News/Publishing

Ines Demiri: Nxënës nga Kosova trajnohen në Izrael!

Florian Kurteshi nga shkolla fillore “Akademia Hello e Arsimit” (“Hello Academy of Education”) në Gjilan, Kreshnike Kabashi nga shkolla fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë dhe Sedat Shkurti nga Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Motrat Qiriazi” në Prizren kanë përfunduar me sukses seminarin gati trejavor në fushën e Pedagogjisë Inovative në Jerusalem të Shtetit të Izraelit, me ç’rast u janë ndarë certifikata nga organizatori.
Ky seminar u zhvillua nën organizimin dhe mbështetjen e Agjencionit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (MASHAV), pjesë e Ministrisë së Jashtme të Shtetit të Izraelit, në Qendrën e MASHAV për Trajnim Arsimor Aharon Ofri (METC) në Jerusalem. Pjesëmarrësit mësuan për zhvillimin e qëndrueshëm, edukimin teknologjik dhe inovativ dhe mënyrat se si e përdorim teknologjinë në procesin e të mësuarit.
Gjithashtu, ata vizituan shkolla të jashtëzakonshme si Shkollën Fillore “Zhabotinski” në Beit-Shemesh, Shkollën e Mesme “Beit-Gonen” në Jerusalem, Shkollën Fillore “Ramot Weitzman – Yavne”. Atje ata zhvilluan takime të shumta të reja me pedagogë të përkushtuar në Izrael, si dhe mësuan shumë për ndërmarrësinë në arsim dhe panë nga afër qasjen e re në arsim në menaxhimin e projekteve në moshë të re. Mësuan se si zbatohet teknologjia në klasa dhe mënyrat e ndryshme për t’u ndihmuar nxënësve dhe mësuesve. Tutje, ata panë nga afër disa projekte interesante të tilla si Biomimikria dhe Kutia e Imagjinatës (Athens Fund), si dhe mësuan se si duhet vepruar kur përballen me probleme psikologjike në punë ose me nxënës.
Ata patën nderin që të takojnë kryetarin e qytetit Yavne, z. Roei Gabay.
Gjithashtu, ata patën mundësi për të udhëtuar, duke vizituar kështu edhe Detin e Vdekur, Masadën, Detin e Galilesë, Binyaminën, Maale Adumimin dhe Tel Avivin.
MASHAV do të vazhdojë me seminare dhe trajnime në fusha të ndryshme ku sërish do të marrin pjesë përfaqësues nga Republika e Kosovës.
Please follow and like us: