Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Fjalët hyjnore ‘të lutem, më fal’

“Kur shmanget dialogu, ngelet monologu i paragjykuar dhe i prolonguar, që çon në hendekun e përkeqësimit të marrëdhënieve ndërnjerëzore”, Dr. Vlora Obertinca.
Një thënie e famshme amerikane thotë qē askush nuk është perfekt. Si jo perfekt që jemi mund edhe të gabojmë. Por është kulturë dhe edukatë që, kur gabojmë të dimë dhe të kërkojmë falje.
Dukuria e kërkim faljes mungon te ne, ndonēse si popull i kemi vënë gurthemelet e kulturës indo-evropiane. Çuditërisht shfaqet kjo mangësi në edukatën tonë, mangësi tē cilën mendoj që mund ta kemi marrë sigurisht nga ndonjē pushtues primitiv ndër shekuj robërimi.
Sidoqoftë, duhet të kthehemi te rrēnjët e lashta të qytetërimit tonë, sepse nga rrënja rritet trungu dhe asnjëherë anasjelltas.
Të bashkëbisedosh, të dialogosh me dikē për njē bisedë apo çështje që të ka lēnduar, me apo pa vetëdijen e individit, duke e sqaruar një situatë të pakēndshme, quhet kulturë dhe edukatë e qytetëruar, të cilēn dikur ia kemi mësuar botēs së pacivilizuar.
Kur një situatë sqarohet, pason kërkim-falja dhe kështu rregullohen raportet ndërnjerëzore dhe shoqërore.
Fjala, të lutem dhe më fal, janë fjalë të shenjta që e zbusin dhe e pajtojnë zemrën dhe shpirtin e njeriut, sepse në mes tē shkronjave të tyre ndjehet dashuria dhe sinqeriteti i njeriut që ka gabuar.
Të dashurit e mi, mos nxitoni të paragjykoni dikë për çfardo qoftë. Hapuni dhe bisedoni me njëri-tjetrin për atë që ju mundon. Kështu, duke u sqaruar dhe duke kërkuar falje për gabimin, si rezultat kemi mē pak konflikte, më shumë mirëkuptim, avancohemi si popull dhe ngrihemi ngadalë në piedestalin kulturor antik ku ishim dikur.
Duke falur ne lirojmē energjinë negative dhe i hapim rrugë energjisë pozitive të na vijnē në jetë me bekime të reja.

 

Please follow and like us: