Albspirit

Media/News/Publishing

Ndre Mjeda: Bash n‘at ditë të Shën Valit

 

U çu Lezja e i tha Palit:

-Ah mor Pal medet për mua,

më shkoi jeta pa t‘pranua,

m‘shkoi vajznia pa e provua,

m‘shkoi freskia pa e shijua.

 

Ia pret Pali prej majë malit

-Çka po i thue bre Leze Palit?

Ti e din se në kto maja,

na nuk lam me shku dam gjaja.

Bashk gaditna n‘nji dekikë,

veç po druej se tash po m‘ikë.

 

Mana Pal se kam ma n‘mend,

ti veç hajde e na ban vend.

Na ban vend përbri ktij krua

Ku vijn zanat me mrizua.

Ec pra Pal se na xu nata,

kurr ma keq vedin se pata,

fike zjarrmin që m‘djeg n‘gji

e po m‘shkrin porsi qiri“.

 

Qeshi Pali nën mustak,

-Leze pra avitmu pak.

E sa Lezja iu afrue,

Pali vrullshëm ka veprua.

Si skyfter e ka gllabrua,

nën foljet aty në krua,

çka m‘pan syt medet për mua.

 

Dhe kshtu Lezja e përbri Malit

Bash në ditë të Shën Valit

N‘at korije buz nji kronit,

Ia dha “shpirtin“ Pal Mhill Gjonit.

Please follow and like us: