Albspirit

Media/News/Publishing

Binak Kelmendi: KOSOVË, NË DORËN TËNDE

 

E madhe e vogël

E gjerë e ngushtë

Kosovë.

 

Djathtas majtas

Lart poshtë

Kosovë.

 

Para prapa

Mbarë prapthi

Kosovë.

 

Larg afër

Në sy në mendje

Kosovë.

 

Në zemër në shpirt

Në ikë në pritë

Në hije në dritë

Në këngë në thikë

Kosovë.

 

Drejt shtrëmbër

Në kokë në thembër

Kosovë.

 

Mos shiko vëngër

Në dorën tënde

Kosovë.

Please follow and like us: