Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: Kur të shkrijë dëbora…

 

Pas ca ditësh dëbora do shkrijë sërish,

Në heshtje, ngadalë,

Do tretet mëngjeseve me diell,

Do bëhet ujvarë.

 

Pastaj  manushqet e marsit do çelin,

(Prej tyre nuk di kë të zgjedhësh),

Do do dalin papritur në rrugë,

Kujdes mos i shkelësh!

 

Pastaj, eh pastaj… sa bukur!

Si gjithmonë edhe këtë vit,

Ti do heqësh rrobat e dimrit,

Dhe do veshësh një fustan si ajër, si dritë.

 

Kur të shkrijë dëbora e dimrit,

Çdo ditë nga mëngjezi në mbrëmje,

Pellgjet e bukur të pranverës,

Do fotografojnë bukurinë tënde.

 

Dhe ti do zgjosh ca ëndrra tek djemtë,

Duke nisur ca vështrime prej flake

Eh, ti dhe pranvera ngjasoni kaq shumë,

Ti dhe pranvera dy motra binjake.

 

Pas ca ditësh dëbora do të shkrijë sërish,

Në heshtje, ngadalë,

Do tretet mëngjeseve me diell,

Do bëhet ujvarë…

Please follow and like us: