Albspirit

Media/News/Publishing

KOLEGJI AAB, PJESË E TRYEZËS SË DISKUTIMIT TË ORGANIZUAR NGA ZYRA ERASMUS+ NË KOSOVË

22 Shkurt 2023

Në kuadër të aktiviteteve të Ekspertëve për Reforma në Arsimin e Lartë në Kosovë (HEREs), të organizuar nga Zyra ERASMUS+ në Kosovë, prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Kolegjit AAB, Venera Llunji, prodekanja e Fakultetit të Psikologjisë Mimoza Kamberi dhe drejtoresha e QAP-it Diana Qarkaxhiu morën pjesë në tryezën e diskutimit “Mësimnxënia me studentin në qendër, mundësitë dhe sfidat në arsimin e lartë në Kosovë”.
Kjo tryezë u mbajt në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ndërsa pjesëmarrësit nga stafi akademik i Kolegjit AAB kontribuan me mendimet dhe idetë e tyre. Profesori i Kolegjit AAB, Xhavit Rexhaj, bëri prezantimin lidhur me analizën e mësimnxënies me studentët në qendër, përkufizimin e tij, aplikimin, mundësitë dhe sfidat me të cilat përballen institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, kur provojnë ta zbatojnë atë.
Praktikat më të mira të ekspertëve të fushës dhe sfidat në implementimin e saj në një perspektivë të institucioneve të arsimit në Kosovë, ishin çështjet kryesore të kësaj tryeze diskutimi.

Kolegji AAB pjesë e tryezës së diskutimit të organizuar nga Zyra Erasmus+ në Kosovë

Please follow and like us: