Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: Me Rudolf Markun në Gjirokastër!

 

Ftesën për një takim me njerëz të letrave, mësues e pedagogë letërsie të gjimnazeve dhe Universitetit “Eqrem Çabej”, gazetarë e lexues finoshë, nxënës letrarë e studentë, Dolfi e priti me gëzim fëmijëror, pasi siç ka dëshirë ta ripohojë shpesh, poezinê e kërkon dhe e lexon shpirti dhe jo trupi.

Salla në bibliotekën “Apostol Meksi”, një ndër pionierët e studimeve albanologjike, ishte krejt e vogël dhe e pamjaftueshme për dimensionet e letërsisë së tij. Me dhjetra adhurues mbetën jashtê në pritje të një shtrëngimi duarsh, shkrepjes së një fotoje apo marrjes së një autografi.

Ndonjëherë ngazëllimi, mahnitja prej letërsisë së vërtetë nuk ka nevojë për çmime jurish perfide, as për pseudokritikë. Mjafton përulësia dhe nderimi njerëzor i lexuesit!

Rudolf Marku e ka shkruar emrin në çdo gur të Gjirokastrës!

Please follow and like us: