Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Kur një mendim përcillet në largësi me ndjenjë…

“Kur një mendim përcillet në largësi me ndjenjë apo emocion, Universi e pranon si të kryer, sepse Egoja nuk ka aftësi ta rezistojë atë, ngaqë frekuenca në të cilën ndodh telekomunikimi, është frekuencë e gjuhës së panjohur për Egon”, Dr. Vlora Obertinca.

“Bie fjala, një çift është i dashuruar me njëri-tjetrin dhe papritmas ndahen. Njëri mbetet në Prishtinë, kurse tjetri shkon në New York. Kjo largësi nuk ekziston fare në dimensionin e pestë dhe çifti komunikon vazhdimisht në këtë dimension, sa herë që dëshiron, zgjuar apo fjetur. Kjo sepse ndjenjat përcillen me pasion të ndërdijes, që mendja apo Egoja nuk mund t’i deshifrojë. Ato ndjenja arrijnë te personi tjetër në të qindën e sekondës, pa kurrfarë pengese.

Edhe në raste nostalgjike, ndodh telepatia, si një mesazh i shkurtër emocional, duke e përcjellë kështu emocionin që ka njëri në njërën anë të globit deri te tjetri në këndin tjetër të tij, pa e ditur fare. Kështu për shembull, pranuesi i nostalgjisë në Prishtinë përnjëherë ndihet i mërzitur dhe ka ndjenjë zbrazësie, njëjtë sikurse dërguesi i nostalgjisë nga New Yorku. Andaj, kur kemi një ndjenjë të panjohur dhe të pashpjeguar nostalgjie apo zbrazësie, duhet ta dimë se kjo ndjenjë nuk është e jona, por ndjenja e njeriut tjetër, në këndin tjetër të botës, me të cilin jemi në telekomunikim të vazhdueshëm, madje edhe kur ëndërrojmë se ishim bashkë me njeriun e zemrës dhe përjetimi në ëndërr na duket sikurse ishte real. Ajo nuk është vetëm ëndërr, por ne jemi takuar dhe kemi komunikuar në nivelin pesëdimensional. Kjo do të thotë se çdo mendim, çdo ndjenjë, çdo vizualizim i yni, i përcjellë me ndjenjë pasioni, pranohet dhe përjetohet nga personi tjetër, në të njëjtën frekuencë, ashtu siç e ndiejmë ne”.

Fragment nga libri “Vera e shpirtit” të Vlora Obertincës.

Please follow and like us: