Albspirit

Media/News/Publishing

Petrit Ruka: NË ZEMËR BIE SHI

Në male bie shi, në fusha ka mjegull,
Ti pret agimin në këmbë tek dritarja.
Ku do shkosh sot, me kë do e pish kafen (?)
O zot, sa e gjatë është dita përpara…
Që tani je i lodhur, po të harrosh ke ngé,
Do ta gjesh dhe për sot një gënjeshtër të re.
Në koridor këpucët janë të ftohta, të presin,
Dy arkivole të zinj që hipin e zbresin(!)
Në zemër bie shi, në tru ke mjegull,
-Mjaft, de! Nisu!…
-Të nisem?…-Në rregull!…
Please follow and like us: