Albspirit

Media/News/Publishing

Sokol Olldashi: KËNGA

Këndoje, miku im i panjohur,
Këngën që e preve në mes,
Këndoje.
Derisa të plasin shkrepat
E era të thyhet kristaleve të vdekjes,
Këndoje.
Deri sa listat të shemben
E bari të rritet vigan,
Këndoje.
Derisa qiellin të mbyllësh në grusht
e me grushtin tjetër globin të shtrydhësh,
këndoje.
Këndoje miku im i panjohur
Këngën që nuk ta shkrova kurrë.
Në rrugë
Të dy në rrugë, në të njëjtin drejtim,
Ecim pa folur, kur flasim, s’ndalojmë.
Por, nëse prapa horizontit të hekurt
Shtrihet e pakthyeshme humnera,
Do të ndalem në prag,
Siç ndalem tek ty.
Aty do të të lë.
Siç do të kesh bërë ti më parë.
Më tej do të ecim drejt pikës nga erdhëm,
Për t’u nisur pa kthim.
Please follow and like us: