Albspirit

Media/News/Publishing

Yzedin Hima: Teksti i poetit të shquar Fatos Arapi

Ky tekst poetik i poetit të shquar Fatos Arapi, i një niveli të lartë estetik, i muzikuar nga kompozitori i madh Pjetër Gaci, i kënduar me mjeshtëri nga kéngëtari i shquar Tonin Tërshana, ndonëse kanë kaluar pesë dekada, dëgjohet me ëndje.
Kur vjen pranvera
Hapa dritaren e dhomës sime
Në kornizën e qiellit të kaltër
Hyri një degë bajame e mbushur
Me lule të bardha
Prane meje dikush tha
Erdh pranvera
Por unë nuk e besova
Fluturoi dallëndyshja para syve të mi
Në rrezet e diellit ngrihet në ajer
Mbërrin cicërimi i gëzueshëm i saj
Gjeti folenë
Dhe prap dikush më tha
Erdh pranvera
Por unë nuk e besova
Erdhe ti tek unë
Me ato flokët e verdhë
Me një bluzë të hollë
Mbuluar supet e njomë
Nëpër sytë e tu
Çelte lule limoni
Nëpër buzët e tua
Pikonte erë limoni
E besova
Erdh pranvera
Kishte ardh pranvera
Hapa dritaren e dhomes sime
Rete e bardha, te vogla, te vogla
Copa te shpresave larg fluturuan
ne qiejt e kalter.
Prane meje dikush tha,
erdh pranvera.
Por une nuk e besova.
Qendroi dallëndyshja e varrur n’fole
flatrat e lehta i rrihte në erë
qielli i pafund dhe dielli u futen në krahët e saja
dhe prap dikush më tha, erdhi pranvera
por unë nuk e besova…
Erdhe ti tek unë
Me ato flokët e verdhë
Me një bluzë të hollë
Mbuluar supet e njomë
Nëpër sytë e tu
Çelte lule limoni
Nëpër buzët e tua
Pikonte erë limoni
E besova
Erdh pranvera
Kishte ardh pranvera.
Please follow and like us: