Albspirit

Media/News/Publishing

Izet Shehu: Të vënë prita

 

S’qenka e lehtë

Të ecësh përpara,

Të goditkan brinjë më brinjë!

Ec po të duash mbi vijat e bardha,

Dështakët të shtyjnë në rrëpirë.

 

Të vënë në rrugë një pritë me gurë,

Të nxijnë me shpifje e thashetheme,

Të bëjnë të pëlcasësh në lëkurë,

Të bëjnë me dhimbje zemre.

 

S’qenka e lehtë

Të ecësh përpara,

Pa shkelur mbi pellgjet me shushunja!

Lëreni shqiponjën

Të fluturojë mbi maja,

Bretkosën lëreni të kuaksë te laguna!

Please follow and like us: