Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Një shpirt i ndriçuar jep shumë dashuri

“Dhënia e dashurisë së pakushtëzuar paraqet përjetimin e frekuencës më të lartë të ndriçimit shpirtëror për atë që e dhuron këtë dashuri, ndriçim që e kërkojnë të gjithë shpirtrat, por vetëm disa janë të përzgjedhur ta çajnë këtë rrugë të vështirë.
Fuqia e mendjes, e kombinuar me fuqinë e dashurisë së pakushtëzuar, duke mos e dyshuar asnjëherë rezultatin e dëshiruar, realizon çdo gjë në fushën kuantike”, Dr. Vlora Obertinca
“Të ndiesh thellë dashurinë, të jep forcë. Ndërsa të dashurosh thellë, të jep kurajë”, Lao Tzu.
“Një shpirt i ndriçuar jep shumë dashuri dhe shëron shumë plagë të njeriut, plagë që nuk i sheh syri, por i ndien zemra dhe trupi ynë. Kur ne marrim dashuri, ndiejmë ‘fluturat’ në stomak, një ndjenjë që jemi shumë të fortë, saqë figurativisht edhe malin do të mund ta shtynim me atë forcë hyjnore, të quajtur Dashuri. Me këtë energji drite, të quajtur Dashuri, njeriu ndihet i lumtur, i ekuilibruar, i qetë, i motivuar dhe është shumë i suksesshëm në çdo aspekt të jetës. Njeriu që dhuron dashuri dhe operon në këtë frekuencë, në jetën e tij të përditshme çfarëdo që ai prek, shndërrohet në sukses. Këta njerëz janë shumë të adhuruar nga rrethi dhe shoqëria, duke mos ditur se si ta shpjegojnë këtë ndjenjë adhurimi, duke mos ditur ta shpjegojnë që kjo dritë e madhe që i rrethon ata, është Aura e tyre e mbushur plot dritë dashurie.
Kjo dritë ka fuqi tërheqëse dhe të gjithë njerëzit dëshirojnë të tërhiqen nga kjo energji drite pozitive dhe të kalojnë mundësisht sa më shumë kohë me njerëz të tillë, duke mos u ngopur e duke mos u mërzitur kurrë me praninë e tyre.
Prania e njerëzve të tillë bën që të rrezatojnë rreth vetes shumë dashuri dhe të gjithë kanë nevojë për këtë dashuri, së paku, për të tërhequr sado pak rreze nga kjo dritë e madhe dhe e bukur sa më s’ka”.
Marrë nga libri “Vera e shpirtit” të dr. Vlora Obertinca.
Please follow and like us: