Albspirit

Media/News/Publishing

Hovenier: SHBA do të ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Prishtinë, 19 mars 2023 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, e ka quajtur të rëndësishme pajtimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për aneksin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Hovenier, në një postim në Twitter, ka thënë se SHBA do të ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin e marrëveshjes.

“Është arritur marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar Hovenier.

Ai ka shpërndarë edhe postimit e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, ku thuhet se dy shtetet duhet të nisin menjëherë të implementojnë marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve.

Please follow and like us: