Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: MA RRËMBEN AROMËN E FRYMËMARRJES SIME

 

Drimrin në zemrën tënde do ta kthej në pika të ngrohta uji

për brishtësinë e qenies sime.

 

Sytë e qëndisur në dy mijë ngjyra

përthyejnë dritën jeshile vezulluese

mbështjellur me membranë zane nga fusha e bekueme.

 

Kafshët e bardha përtypin barin e derdhur nga kurorat e maleve

uji i ambël rrjedh në drejtim të kundërt me dashuritë fisnike.

 

Ylli i parë në kupën qiellore, ma rrëmben aromën e frymëmarrjes sime

nga shkuma e detit ngrihem

në duet me ty vallëzojmë rrathëve të hanës.

Please follow and like us: