Albspirit

Media/News/Publishing

Poezia e Dhionisios Caknis vjen në shqip nga Arqile Garo

 

KËNGA E JEVGUT

 

Teksti dhe muzika nga Dhionisios Caknis

 

Nuk kam një vend, një shpresë, një skaj,

asnjë atdhe nuk do më qajë,

veçse me duart dhe zemrën time,

unë ngre çadere në ëndrrën time.

 

Refreni në gjuhën rome:

Nash ballamo, nash ballamo

qe to llumno t’ afendiko,

naja dhomles anxei, ballamo*.

Por, vajzat tona si shtojzovalle,

të heqin mendjen kur hyjnë në valle,

siç dredhin belin, gjoksin, stolitë,

në përqafime të lajnë me dritë.

 

Refreni në gjuhën rome:

Nash ballamo, nash ballamo

qe to llumno t’ afendiko,

naja dhomles anxei, ballamo*.

Shqipëroi: Arqile Garo,

Maj 2023.

Refreni, në përkthim të lirë nga gjuha rome.

*Ik or i bardhë, zhduku bardhosh,

afendiko, ti, s’ vlen një grosh,

mos mendo se ma hedh or kokëbosh!

*ballamo (roma) – ai që nuk është i fisit të tyre (i bardhi).

Please follow and like us: