Albspirit

Media/News/Publishing

STUDENTI EDMOND SHALA NGA FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE PUNËSOHET NË KOMPANINË “TACTICA”

1 Qershor 2023

Edmond Shala student i vitit të tretë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike programi Inxhinieri Softuerike në Kolegjin AAB, është punësuar në kompaninë “Tactica” si Junior SEO Specialist. Si shumë studentë të tjerë të pasionuar pas shkencave kompjuterike, me punën e palodhur dhe përkushtimin e treguar ndikuan që Edmondi të punësohej gjatë studimeve. Sipas Edmondit punësimi ishte pasues i studimeve në Kolegjin AAB duke filluar nga kushtet ku mësohet, interaktiviteti mes studentëve dhe profesorëve, pastaj deri tek rëndësia që i kushtohet praktikës.

“Universiteti duhet të jetë një qendër ku gërshetohen dija dhe praktika, qendër e mbushur me aktivitete sociale, pasi vetëm kështu studentët mund t’i shprehin idetë dhe vlerat e tyre, njësoj siç ishte në Kolegjin AAB”, u shpreh ndër të tjera Edmondi.

Studenti Edmond Shala nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike punësohet në kompaninë “Tactica”

Please follow and like us: