Albspirit

Media/News/Publishing

Natasha Lako: Mëngjez

 

Dita është ngritur në majë të gishtave,

të të shohë ty duke fjetur.

Si gjithmonë sa të dalësh prej ëndrrës

mos harro hapin tënd të parë drejt luleve të prera.

Ndërro ujin e vazos së bardhë

që të rrojnë edhe një ditë trëndafilët pastaj ik.

Karafilin e bardhë hidhe sot, por po të mos kesh kohë,

le ta durojë edhe një ditë së bashku me ty trishtimin.

Të mos tronditësh vazon që mban në duar,

ec ngadalë si mëngjezi vetë

Mos harro asnjëherë ujin e

freskët dhe të mirë

kthehu pastaj dhe gjej një aspirinë, thërrmoje me kujdes, lulet të flenë qetë.

Pataj kërko trokitjet e diellit tënd,

në dritaren e posahapur.

Please follow and like us: