Albspirit

Media/News/Publishing

PËRFUNDON ME SUKSES JAVA E SPORTIT 2023, ORGANIZUAR NGA KOLEGJI AAB

5 Qershor 2023

Ka përfunduar me sukses të jashtëzakonshëm Java e Sportit e organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit i Kolegjit AAB. Në garat të cilat u zhvilluan në futsall, volejboll, pingpong dhe streetball pati numër të madh të pjesëmarrësve me mbi 200 studentë nga të gjitha fakultetet e Kolegjit AAB me gjithsej 40 ekipe. Fitues të kësaj gare dolën studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në të gjithë disiplinat, ndërsa në fund u ndanë shpërblimet si mirënjohje, kupa dhe medalje për ekipet dhe individët fitues. Shpërblimet u ndanë nga rektori i Kolegjit AAB Lulzim Tafa, zv.rektori Shemsedin Vehapi dhe dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva.

Aktiviteti i radhës i këtij fakulteti do jetë ngjitja në malet e Sharrit (Majën e Lubotenit) me 23 qershor për nder të ditës olimpike.

Përfundon me sukses Java e Sportit 2023 e organizuar nga Kolegji AAB

Please follow and like us: