Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Muajt

Ngjashmëria e gjuhëve dhe fjalëve, tregon se bota ka qenë një (globale). Më pas u nda dhe tani përpiqet të bëhet edhe një herë, siç ka qenë në vitin zero, nuk them se në ç’mënyrë.
Janari është “muaji i Janusit”, perëndia romake e fillimeve dhe mbarimeve. Janusi kryesonte dyert dhe portat – të përshtatshme për fillimin e vitit. Në të vërtetë, Janusi zakonisht përshkruhej me dy fytyra që shikonin  para dhe prapa, siç është karakteristikë e një viti të ri.
Shkurti – shkurt, ose “muaji i pastrimit”, rrjedh nga februa, emri i një feste romake pastrimi që mbahet më 15 të këtij muaji.
Marsi është emëruar pas zotit të luftës dhe një planeti. Disa festa të luftës zhvilloheshin në mars, sepse ishte muaji më i hershëm i vitit kur moti ishte mjaft i butë për të nisur një luftë. Në një kohë, marsi ishte muaji i parë në kalendarin romak. Romakët ndryshuan rendin e muajve disa herë midis themelimit të Romës dhe rënies së Perandorisë Romake.
Prill është nga latinishtja Aprillis, derivat i bazës latine apero-, që do të thotë “i dyti”. Prilli u emërua si i tillë për shkak të ndryshimit të kalendarit të lashtë romak, ku prilli ishte muaji i dytë.
Maji buron nga perëndesha Maia, e bija e Atlasit dhe nëna e Hermesit. Ajo ishte një edukatore dhe një perëndeshë e tokës, gjë që sigurisht shpjegon lidhjen e saj me këtë muaj pranvere, kur shpërthejnë lulet dhe të mbelljat.
Qershori rrjedh nga ‘qershia’, ose nga Juno, gruaja e Jupiterit, dhe perëndeshë e lashtë romake e martesës dhe lindjes.
Korriku rrjedh nga ‘korr’ dhe ‘tokë’. traditë tepër e lashtë kur toka quhej ‘ki’.
Gushti është për ‘ngushëllim’. Në vitin 8 p.e.s., muaji Sextilis (“i gjashti”) u riemërua sipas Augustit, nipit të Julius Cezarit dhe perandorit të parë të Romës. Emri i perandorit erdhi nga latinishtja augustus, që do të thotë “i pashëm”.
Shtatori, duket sikur duhet të jetë muaji i shtatë i vitit.

Emrat për tetorin, nëntorin dhe dhjetorin sugjerojnë do të ishin muajt e tetë, nëntë dhe dhjetë. Dhe dikur ishin, kur kalendari hënor romak filloi vitin në mars në kohën e luftës.

Por gjithçka ndryshoi në vitin 46 p.e.s., kur janari u bë muaji i parë i kalendarit të ri Julian, duke i shtyrë shtatorin, tetorin, nëntorin, dhjetorin në vendet që kanë sot, i nënti deri në të dymbëdhjetin e vitit.

Please follow and like us: