Albspirit

Media/News/Publishing

Kosovo PM receives renowned Albanian writer Ismail Kadare in Pristina

Kosovo Prime Minister Albin Kurti received the renowned Albanian writer with international reputation, Ismail Kadare in a meeting in Pristina on Tuesday.

In a press release, it is stated that Kurti and Kadare discussed literature, history, and the culture of the Albanian people.

Reflecting on the past regarding the world of books, Prime Minister Kurti reminded Kadare how his books have been a criterion for students to read, mentioning famous works such as “The Palace of Dreams”, “The Siege”, “The Three-Arched Bridge”, and “The General of the Dead Army”. He stated that these volumes have been the motivation that inspired the reading of all of Kadare’s works.

Due to the fact that Kadare’s literature highlights Albanian national history from a different perspective, a more human and spiritual one, according to the Prime Minister, it is the reason that makes it such a beautiful art of storytelling and encourages reading history. Consequently, he reiterated that we should teach the younger generations more about history through Kadare’s literature, as it is irreplaceable and essential.

On the other hand, writer Ismail Kadare, as emphasized in the press release, stated that working for nations and their creations is a moral and universal obligation. Furthermore, he ranked Albania among the leading countries in the European region that has published literature, such as historical and national books in the Albanian language.

Regarding Albanian culture, Kadare added that besides being a service to the Albanian people itself, it also has a special role in serving the entire European region, finding rejuvenation and inspiration in the time of Dante.

“Through literary art,” he said, “we must convey the truth to our readers, our contemporaries, as this value is highly necessary and precious for humanity.”

In this meeting, Prime Minister Kurti was accompanied by the Minister of Culture, Youth, and Sports, Hajrulla Çeku, while Ismail Kadare was accompanied by his wife, Helena.

————————————-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti të martën në një takim në Prishtinë shkrimtarin e njohur shqiptar me reputacion ndërkombëtar, Ismail Kadare.

Në një komunikatë për mediat thuhet se Kurti dhe Kadare kanë biseduar për letërsinë, historinë dhe kulturën e popullit shqiptar.

Duke reflektuar për të shkuarën në botën e librit, kryeministri Kurti i kujtoi Kadaresë se si librat e tij kanë qenë kriter për t’u lexuar nga studentët, duke përmendur vepra të njohura si “Pallati i ëndrrave”, “Rrethimi”, “Ura me tre harqe” dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Ai u shpreh se këto vëllime kanë qenë motivimi që kanë frymëzuar leximin e të gjitha veprave të Kadaresë.

Për faktin se letërsia e Kadaresë e nxjerr në pah historinë kombëtare shqiptare nga një këndvështrim tjetër, më njerëzor dhe shpirtëror, sipas kryeministrit, është arsyeja që e bën atë një art kaq të bukur rrëfimi dhe nxit leximin e historisë. Rrjedhimisht, ai përsëriti se brezat e rinj duhet t’i mësojmë më shumë historinë përmes letërsisë së Kadaresë, pasi ajo është e pazëvendësueshme dhe thelbësore.

Nga ana tjetër, shkrimtari Ismail Kadare, siç theksohet në komunikatën për shtyp, është shprehur se të punosh për kombet dhe krijimet e tyre është një detyrim moral dhe universal. Më tej, ai e renditi Shqipërinë ndër vendet kryesore të rajonit evropian që ka botuar literaturë, si libra historikë dhe kombëtarë në gjuhën shqipe.

Për sa i përket kulturës shqiptare, Kadare shtoi se ajo përveç se është një shërbim për vetë popullin shqiptar, ka një rol të veçantë edhe për t’i shërbyer të gjithë rajonit evropian, duke gjetur përtëritje dhe frymëzim në kohën e Dantes.

“Përmes artit letrar, – tha ai, – ne duhet t’ua përcjellim të vërtetën lexuesve tanë, bashkëkohësve tanë, pasi kjo vlerë është shumë e nevojshme dhe e çmuar për njerëzimin.

Në këtë takim, kryeministri Kurti shoqërohej nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ndërsa Ismail Kadare nga bashkëshortja e tij, Helena.

Please follow and like us: