Albspirit

Media/News/Publishing

Bleron Rraci nga viti i parë i studimeve në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike punësohet në kompaninë teknologjike

6 Qershor 2023

Studenti i vitit të parë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB Bleron Rraci është punësuar në kompaninë teknologjike “Axians”, si front-end developer. Bleroni është duke vazhduar në të njëjtën kohë studimet me sukses ndërsa dallohet edhe për angazhimin në punën e tij. Si front-end developer në kompaninë Axians, Bleron punon çdo ditë me teknologjitë si HTML, CSS dhe TypeScript. Ai gjithashtu ka përvojë me framework-un-Angular, i cili i mundëson të ndërtojë aplikacione të avancuara për ueb.

Me angazhimin e tij në programim Bleroni ka filluar ndërtimin e një baze solide për të ardhmen e tij si një profesionist i suksesshëm në shkencat kompjuterike.

Bleron Rraci nga viti i parë i studimeve në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike punësohet në kompaninë teknologjike

Please follow and like us: