Albspirit

Media/News/Publishing

Mijëra maturantë filluan Shkollën Përgatitore për Testin e Maturës në Kolegjin AAB

8 Qershor 2023.

Sot mijëra maturantë kanë filluar Shkollën Përgatitore për Testin e Maturës në lëndët: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze dhe Matematikë të cilat ofrohen falas nga Kolegji AAB. Mësimet nga profesorët për këto lëndë nisin nga ora 09:00, ndërsa maturantët mund të shfrytëzojnë transportin e Kolegjit AAB të siguruar falas për ta.

Përveç degës së Kolegjit AAB në Prishtinë maturantët kanë rastin që të jenë pjesë e kësaj shkolle edhe në degët e Kolegjit AAB në Ferizaj dhe Gjakovë.

 

 

Please follow and like us: