Albspirit

Media/News/Publishing

Studentët e Kolegjit AAB vizitojnë Qendrën Korrektuese në Lipjan

8 Qershor 2023

Si pjesë e bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë me qëllim të realizimit të punës praktike, studentët e Fakultetit Juridik programi Kriminalistikë kanë vizituar Qendrën Korrektuese për të mitur dhe femra në Lipjan.

Studentët e pranishëm u njoftuan nga drejtori i qendrës rreth punës së Shërbimit Korrektues me qëllim të riedukimit dhe risocializimit të personave në këtë qendër. Përveç kësaj studentët patën rastin të informohen detajisht rreth funksionit, hierarkisë, zbatimit të rregullave dhe mënyrën se si zhvillon punën ky institucion.

Studentët e Kolegjit AAB vizitojnë Qendrën Korrektuese në Lipjan

Please follow and like us: