Albspirit

Media/News/Publishing

Klubi i Debatit i Fakultetit të Gjuhës Angleze diskuton rreth “Inteligjencës artificiale” dhe “Përdorimit të gjuhës angleze në BE”

9 Qershor 2023

Klubi i Debatit të Gjuhës Angleze ka iniciuar aktivitetin e radhës me studentët nga ky klub, ku u debatua për dy tema shumë të rëndësishme për gjeneratën e tyre por edhe lëminë të cilën ata studiojnë. Tema e parë e aktivitetit nga Klubi i Debatit ishte “Inteligjenca artificiale” duke parashtruar pyetje rreth saj se: Si ndikon në jetën universitare; sa është e dobishme për studentët; a mund të jetë një mjet plagjiature; a duhet të lejohet në unviersitete etj. Pas kësaj studentët folën edhe për “Përdorimin e gjuhës angleze në Bashkimin Evropian”, me theks të veçantë rreth asaj se çfarë mund të bëhet nga ana e Fakultetit të Gjuhës Angleze kur është fjala për projekte të ndryshme që ndërlidhen me përdorimin e gjuhës angleze, si të implementohen ato, rezultatet e tyre dhe pika tjera të rëndësishme.

Ky aktivitet nga Klubi i Debatit u moderua nga tre profesorët e Fakultetit të Gjuhës Angleze: Aida Thaqi, Mirsad Suhodolli dhe Niman Dreshaj.

Klubi i Debatit i Fakultetit të Gjuhës Angleze diskuton rreth “Inteligjencës artificiale” dhe “Përdorimit të gjuhës angleze në Bashkimin Evropian”

Please follow and like us: