Albspirit

Media/News/Publishing

Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike realizojnë Ergo Testin në Klinikën AMD

13 Qershor 2023

Studentët nga niveli master i Fakultetit të Kulturës Fizike të Sportit në Kolegjin AAB në kuadër të lëndës “Matjet dhe testimet në Sport”, kanë realizuar Ergo Testin (Stres Testi) në Klinikën AMD.

Ergometria është një test i zakonshëm që përdoret për të vlerësuar funksionimin e zemrës, enëve të gjakut dhe aftësinë e trupit për t’u përshtatur me sukses ndaj ushtrimeve fizike. Kjo procedurë mund të përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës si ishemia, aritmia dhe probleme të tjera.

Testimi është realizuar dhe mbikëqyrur nga kardiologu Daut Gorani dhe profesorët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva dhe Nazim Myrtaj.

Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike realizojnë Ergo Testin në Klinikën AMD

Please follow and like us: