Albspirit

Media/News/Publishing

“Historia e Çamërisë, përmes heronjve të saj” nga shkrimtari Arben Iljazi

Qershori i Çamërisë
Ditën e Hënë datë 19 Qershor 2023 Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ju fton në promovimin e librit “Historia e Çamërisë, përmes heronjve të saj” nga shkrimtari Arben Iljazi.
Për herë të parë kemi një libër të tillë, e shkruar si një poemë për fëmijë, libri është një vepër letrare me subjekt, që sjell elementët kyç të historisë së Çamërisë, të mishërura në figurat e mëdha të heronjve dhe luftëtarëve të saj në shekuj. Poeti është përpjekur që elementët historikë t’i trajtojë artistikisht, për të evokuar në ditët e sotme atë shpirt të madh të lirisë, të virtuteve dhe të mbijetesës që ka shoqëruar popullin çam nga lashtësia deri në ditet e sotme. Si i tillë ky libër përbën një kontribut me vlerë për ringjalljen e vlerave të spikatura çame dhe transmetimin e tyre te fëmijët dhe pasardhësit.
Please follow and like us: