Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes shkrimtari amerikan, Cormac McCarthy

Autori i famshëm amerikan, Cormac McCarthy, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Shtëpia e tij botuese, Penguin Random House, ka njoftuar se McCarthy ka vdekur nga shkaqet natyrore.

McCarthy kishte lindur në Providece, Rhode Island më 1930, në një familje irlandeze-katolike.

Ai njihej për librat si, “Rruga”, “S’ka shtet për pleq” dhe që të dy botimet ishin realizuar në filma tejet të suksesshëm.

Romanet e McCarthyt nuk kursenin shfaqjen dhe përshkrimin e dhunës teksa protagonistët bredhin në botët e tij post-apokaliptike./klan kosova

Please follow and like us: