Albspirit

Media/News/Publishing

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj: Një libër shumë dimensional

Ditar që përcjell luftën partizane

Ditë më parë më ra në dorë ditari i jetës partizane të dëshmorit të Atdheut Murat Baki Abazit (Selenica), të përcjellë me shumë dashuri dhe korrektëse nga e bija, doktore e shkencave Elidiana Canaj (Abazi). Ditari e bënë të ri në kujtesë partizanin dhe dëshmorin Murat Abazit (Selcnicës), i cili në kohën e vështirë të luftës ka mbajtur shënime dhe ka prurë një tabllo të asaj epopeje të lavdishme, si një nga protagondistët dhe idealistët e saj.

Në ditar të mbajtur në luftë janë fiksuar fiksuar ngjarje reale, fakte, datat, emra të partizanëve dhe të vendeve, të rrugës luftarake të çetës partizane të Kolonjës, të fshatit Vodicë që ishte baza e lutës, të babalionit partizan “Hakmarrja” dhe në fund Brigadën XV Sulmuese (BrXVS). Në ditar ka fiksuar veprime e aksione luftarake të zhvilluara nga njësitë e formacioneve partizane, në të cilat ishte luftëtar, por këto shënime përbëjnë të vërteta fakti, mbasi janë fiksuar në kohën e vendin konkret të veprimeve. Duke lexuar ditarin mosohesh me fakte dhe mbresa nga jeta e luftës partizane të tilla si: me kushërirën që ishte në çetë e përshëndeste “vdekje fashizmit” ajo përgjigjej “liri çupave”, apo për situatën se “marrim vesh se ra Duçja”, më tej “Ushtria e Kuqe mori Bjellorusinë”. Përshkruan momentin e rënies së dëshmorit Baki Dume, si dhe se “është përkeqësuar mjaftgjendja me Ballin”.

Ditari na njeh ditët e zjarrta të luftës dhe sakrificave që kalojnë partizanët, por dhe me qëndrimin që mban autori si luftëtar aktiv e si njeri ndaj realitelit, me përjetimin e ngjarjeve e situatave. Kështu në fshatin Gostivisht ndodhej çeta e Xhaferr Butkës, por veç që nuk na dhanë bukë, por ballistët u turrën për t’u marrë armët, kanë filluar hapur luftën ndaj partizanëve… në fshati Stikë marrim vesh se kapitulloi italia fashiste dhe “ja futa mitralozit: me gëzim… Duke u nisur nga përmbajtja dhe periudha që pasqyrohet në ditar e vlerësoj si një dokument autentik mbi të vërtetat e një pjesëmarrësi në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ditari është shkruar me kujdes, pa gabime, bukur, me shkrim të qartë, i lexueshëm.

Ditari pasqyron botën e brendshme të një partizani

Në ditar partizani Murat shfaqet një njeri me shpirt të ndjeshëm, të dashur, të përqëndruar ndaj çdo fenomeni e dukurie në jetën partizane. Ai vlerëson me emocion ngjarjet dhe situatat politike të brendshme e të jashtme.

Në faqe ditarit luftëtari Murat Abazi (Seleniea) qartëson mirë detyrat dhe përgjegjësitë e veta si luftëtar, si anëtar i PKSh, si bir i popullit, e së bashku me partizanët për luftë kundër pushtuesit. Duke lexuar ditarin e thjeshtë dhe të kuptueshëm, lexuesi shikon shpirtin e tij të mbushur me dashuri për njerëzit e thjeshtë, për luftën çlirimtare, për optimizmin dhe besimin që kishte ngjallur kjo luftë për liri dhe tek e ardhmja. Në ditar lexojmë jo vetëm opinione e përfundimeve, por dhe ndeshemi me vlerat dhe karakterin e fortë të luftëtarit.

Në ditar autori ndjek detaje në aksione, por dhe në punën e madhe të bërë për krijimin e formacioneve partizane dhe të sukseseve të veprimeve luftarake. Luftëtari ndjehet i ngarkuar me emocione kur shkruan për rritjen e numrit të formacioneve partizane, rritjen e numrit të partizanëve të rinj. Me besim në fitoren e luftës partizane, ai përshkruan situata luftarake, fitore të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare, por edhe të fitoreve të Ushtrisë së Kuqe Sovjetike dhe të popujve liridashës të Aleancës Antifashiste Botërore. Në ditar gjejmë momente të përshkruara për formimin e brigadave sulmuese të Qarkut të Korçës, të veprime të bashkërenduara luftarake në mes të këtyre formacioneve partizane, etj.

Ditari dhe shënimet e shokëve na sjellin emocion dhe optimizëm… Në kujtimeve e luftëtarëve dhe të shokëve, skalitet figura e partizanit dhe luftëtarit për shpirtin e tij të madh dhe për interesat e mëdha. Nëpërmjet tyre në vjen luftëtari Murat i kujdesshëm, i vëmendshëm, i thjeshtë, i dashur dhe i sinqertë me njerëzit. Duke shfletuar ditarin shohim kapërcimin e vështirësive si të motit e terrenit, të mungesës së ushqimeve dhe të veshmbathjes. Jetojmë me dhimbjet për shokët e rënë dhe të plagosur. Vazhdimisht shkruan se partizanëve u është dashur të përballojnë edhe veprimet armiqësor të reaksionit dhe të ballistëve që nuk rreshtën kurrë së luftuari partizanët. Në ditar paraqiten mjaft fakte…

Në ditar zënë vend dhe jeta familjare. Aty pasqyrohet gjerësisht familja e tij. Murati tregon se është rritur jetim, kur babai Bakiu u nda nga jeta. Nëna e tij, Feruze rriti 8 fëmijë jetimë; më i madhi 14 vjeç dhe më i vogli 1 vjeç. Ajo i rriti dhe i edukoi e vetme dhe në varfëri, por jeta i mësoi të besonin tek puna e krahëve të tyre.

Njohje me dëshmorin Murat Baki Abazi (Selenica)

Murat Abazi ka lindur në Selenicë të Kolonjës më 5 prill 1921 në një familje të thjeshtë por patriote. Prindrit e tij Baki dhe Feruze kishin tetë fëmijë. I rritën me mundime dhe sakrifica. Me mundime mbaroi shkollën në vendlindje. Familja u aktivizua më Lëvizjen që me fillesat e saj. Murati u aktivizua me lëvizjen në fillim të vitit 1942 dhe në shtator 1942 bëhet anëtar i PKSH. Më 15 korrik 1943 del partizan në çetën e Kolonjës, rreshtohet në batalionin partizan “Hakmarrja” dhe në BrXVS.

Për veprimtarinë luftarake gjatë LANÇ-it është vlerësuar me medaljen e Kujtimit në vitin 1945,me medaljen e Çlirimit në vitin 1946, me medaljen e Trimërisë në vitin 1947 dhe me Urdhërin Ylli i Kuq në vitin 1954. Pas çlirimit të vendit ka shërbyer në radhët e Ushtrisë Popullore deri në vitin 1955, ku është graduar Togen në vitin 1945, Kapiten II në vitin 1948, Kapiten I në vitin 1951, major në vitin 1955. Në tetor 1955 lirohet nga radhët e ushtrisë. Prej nëtorit 1955 deri më shkurt 1957 ka punuar si sekretar i Komitetit Ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Ersekës.

Ndërron jetë më 27 shkurt 1957.

Pas vdekjes ka marrë dëshmi: si pjesëmarrës në LANÇ, statusin e Veteranit të LANÇ dhe me vendim të komitetit Ekzekutiv të Tiranës nr. 80, datë 03.08. 1980 dhe me vendim nr. 54, datë 17.06.2005, të Komisionit Qendrot të Statusit :Dëshmor i Atdheut”, i njeh Murat Bali Abaz Statusin “Dëshmor i Atdheut”. Është botuar i ditari i tij, në vitin 2010 nën kujdesin e familjes.

Përparime Abazi, shoqe lufte dhe bashkëshorte e denjë

Përparime Grabocka ka lindur në vitin 1928 në Grabockë të Korçës, në një familje që tashëgonte frymën e atdhetarizmit, të mikpritjes dhe të bujarisë e të punës së ndershme. Ajo bëri shkollën në fshatin e lindjes. Familja e saj u lidh me lëvizjen që në fillim dhe në tetor 1942 Përparimja u bë anëtare e Rinisë Antifashiste. Në mars 1943 u anëtarësua në Rininë Komuniste të Shqipërisë dhe punoi për të ndihmuar lëvizjen në përgatitjen e materialeve të ndryshme dhe të veshmbathjes. Shtëpia u bë bazë e LANÇ-it për Zonën e Vakëfeve. Të gjithë familjarët u aktivizua si ekip i spitalit partizan nën drejtimin e Dr.Petro Cani. Nga familja Grabocka dolën partizanë tetë pjesëtarë midis tyre dhe dy vajza. Përparimja doli partizane në fillim të prillit 1944 dhe në qershor 1944 u rreshtuar në BrXVS me detyrë infermiere në kompaninë partizane. Ajo bëri dhe një kurs pranë spitalit partizan të Strelcës të krahinës së Gorës. Ajo ka marrë pjesë në luftimet për çlirimin e qytetit të Pogradecit, të qytetit të Elbasanit, luftimet në rrugën Elbasan-Tiranë dhe në çlirimin e kryeqytetit.

Pas çlirimit të vendit, në përbërje të BrXVS mori pjesë në misionet për likujdimin e mbeturinave të reaksionit në Berat, Gjirokastër dhe Delvinë. Më tej nga prilli 1945-qershor 1948 punoi instruktore vullnetareme rininë e Kolinjës dhe q1948-mars 1949 punon vullnetare në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Tiranë pranë shtabit Qendro si sekretare e arkiviste. Pranohet anëtare e PPSH dhe punon me rininë në Zonë Vithkuq-Opar dhe nga janari fillon punë me rrogë. Në qershor 1950 shkon vullnetare në hekurudhën Peqin Elbasan, ku për punë të mirë dekorohet me medaljen e Punës. Kreu një kurs partie, caktohet instruktore në shtëpinë e gruas në Zonën Gorë-Opar dhe në qytetin e Korçës.

Në vitin 1951 martohet me Murat Abas Selenica, ish partizan i BrXVS dhe Përparimja ka kryer detyra të ndryshme në administratën shtetërore, kudo ku ka shkuar bashkëshorti i saj. Me vendosjen në Korçë pas largimit nga jeta të Muratit, Përparimja punon në poliambulancën e qytetit dhe më tej në çerdhen e fëmijëve nr. 1 të qytetit të Korçës. Ajo tashmë kishte përgjegjësinë për të rritur tri vajzat Elidiana, Eliverta dhe Elisabeta, si dhe përkujdesin për nënë e Muratit Feruzen. Ajo në jetë punoi me përkushtim, si në luftë. Në vitin 1967 shkon për të punuar në hekurudhën e rinisë Rrogozhinë-Fier nga organizata e gruas për të mbështetur vajzat e reja. Ajo nunpi si nën dhe si veprimtare e palodhur, zakon i marrë dhe i përfituar nga LANÇ-i.

Për pjesëmarrje në luftë ajo është dekoruar me medajlet e Trimërisë dhe të Çlirimit, marrë statusin e Veteranit të LANÇ-it, disiktivin e 50 vjetorit  të Orgaizatës së Veteranëve, anëtare nderi e saj, si dhedekoruar me medajle pune në aksionet e rinisë.

Ditari i ngarjeve të përjetuara nga Murati

Ditari në pjesën më të madhe, i kushtohet kohës dhe ngarjeve të përjetuara nga Murati. Pas kohës së luftës ditari kalon në përjetime të kohës së pasçlirimit, çështje të kohës së shndërrimit të Ushtrisë së rregullt Nacionalçlirimtare në një Ushtri të rregullt moderne, ku ishte kuadër ushtarak, i cili kryeu me sukses detyrat në mbrojtje të lirisë dhe të pavarësisë së Atdheut në kushtet e luftës moderne. Më pas përshkruan periudhën kur punoi në organe lokale të pushtetit.

Trajtimi i çështjeve dhe i tipareve etiko-morale, dëshira dhe aspekte të përkushtimt të përhershëm atdhetar të Muratit, ruajnë sot vlera të madhe. Memorialistika dhe dokumentacioni janë komponente të njeri-tjetrit, konfirmojnë njeri-tjetrin. Njëkohësisht, memorialistika, të dhënat që sjell Murati në ditarin, pasurojnë të dhënat e kohës me fakte e ngjarje dhe kanë interes.

Në këtë kuptim memorialistika plotëson dokumentacionin, duke marrë të dhëna të panjohura, vlerë e burimeve parësore. Të dhënat që sjell Murati në memorialistikën e tij, edhe pse janë dhënë në mënyrë telegrafike, duke bërë fjalë për luftën, për mendimet dhe aspiratat e tij e të shokëve të tij, për marrëdhëniet midis tyre;, të frymës kolektive dhe pasurisë sëtyre, për normalin etiko-moral në formacionet luftarake partizane e në vazhdim; për vështirësitë e mëdha e shumëplanëshe që ndeshnin partizanët dhe kuadrot, si dhe për përballimin e tyre me sukses. Në këtë mënyrë, botimi i ditarit sjell një detyrimi familjar, një kujtesë familjare, por edhe një kontribut të vyer, duke dhënë një shëmbull përkushtimi ndaj Atdhcut në kushtet e format e kohës. Në ditar zënë vend edhe shënimet e Muratit pas çlirimit të vendit dhe kontribute të tij në këtë periudhë në radhët e Ushtrisë Popullore dhe në ato të kalimit të tij si kuadër në organe lokale të pushtetit shtetëror. Edhe në këto del në pah pastërtia e figurës së tij etiko-morale, përkushtimi atdhetar i tij, preokupimi dhe përpjekjet që bën ai në dobi të Atdheut, për realizimin e kërkesave që i përgjigjen kushteve të kohës, veçanërisht luftës për krijimin e kooperativave bujqësore dhe zhvillimin e ekonomiko-social të rrethit në tërësi.

Please follow and like us: