Albspirit

Media/News/Publishing

Angela Kosta: Gerard Cani rikthehet me sukses në koncertin recital në Itali

 

Mbrëmjen e djeshme artisti i vogël shqiptar Gerard Cani, rikthehet përsëri në skenë në koncertin recital, që zhvilloi Qendra Kulturore Rekreative Pacetti në Monteprandone të Italisë. Gerard Cani ka lindur në Itali në 7 mars 2014 në Monteprandone – San Benedetto del Tronto. Që në moshë fare të vogël, u vu re prirja e tij për muzikën dhe recitimin, ndaj prindërit iu përkushtuan kultivimit të këtyre pasioneve. Ato bënë të mundur që Gerard të merrte leksione private si në muzikë po ashtu edhe në teatër. Gerard mësoi menjëherë t’i binte disa veglave muzikore, por ai iu përkushtua sidomos pianos, me të cilën shoqëronte edhe vokalitetin e tij muzikor. Sot, Gerard këndon shumë këngë; repertori i tij është i pasuruar nga këngëtarë italian por edhe të huaj. Po përmendim disa nga këngët që ai këndon në skena. Ja cilat janë ato: We are young – Sing of the times – Fatti mandare dalla mamma – Buonanotte vita mia – Supereroi – Ovunque sarai – Ali – Farfalle – Se mi rilasso collasso –Jingle bells – Shakerando. Pasioni i Gerardit per muzikën i bashkangjitet edhe pasionit tjetër: atij për recitimin në teatër. Me plot emozion Gerard ngjitet dhe reciton në skenën e teatrit italian, duke dhënë maksimumin e tij. Ai vazhdon me zell t’u përkushtohet këtyre pasioneve, me mbështetjen dhe përkrahjen jo vetëm të Qendrës por edhe të prindërve të tij. "Faleminderit atyre që besojnë tek Gerard, atyre që punojnë dhe që e mbështesin atë! Një falenderim i madh për mësuesen Lucilla Santostasi që besoi dhe nxori më të mirën në Gerard që në takimin e parë. Dashuria ime, do të jem një hap pas teje… Gjithmonë" thotë Nertila mamaja e Gerardit. Të gjithë ne i urojmë artistit të vogël shqiptar, suksese në rrugëtimin e tij të muzikës dhe teatrit. Nëse dëshironi ta ndiqni, performancat gjenden në kanalin youtube personal të tij: Gerard Cani.

27 qershor 2023.

Please follow and like us: