Albspirit

Media/News/Publishing

Këndi i humorit/Kujtojmë pellazgen dhe kushërirën time nga Dunavati i Gjirokastrës, Xhina Lolobrixhida!

Luigia “Gina” (Loloçi) Lollobrigida (4 korrik 1927 – 16 janar 2023) ishte aktore, modele, fotoreportere, artiste dhe politikane italiane. Ajo spikat si një nga aktoret europiane të profilit më të lartë në vite 1950- 1960, periudhë në të cilën ajo ishte kthyer një seks simbol ndërkombëtar. Ajo ishte ndër aktorët e fundit ndërkombëtarë të profilit të lartë të mbijetuar nga Epoka e Artë e kinemasë së Hollivudit.

Kur karriera e saj filmike u ngadalësua, Lollobrigida krijoi një karrierë të dytë si fotoreportere. Në vitet 1970 ajo arriti t’i merrte Fidel Castros një intervistë ekskluzive.

Sipas disa mjeshtërve të mëdhenj me mbi 20 botime mendohet se është autorja e këngës së famshme:

Në Cepo te Manastiri

Sokëllin Sulo Beqiri

O kurveleshas ku jini

Merrni armët dhe i bini…

Lollobrigida vazhdoi si mbështetëse aktive e kauzave italiane dhe italo-amerikane, veçanërisht për Fondacionin Kombëtar Italiano-Amerikan (NIAF). Në 2008 mori çmimin NIAF për Arritjen e Jetës në Mbrëmjen Gala të Përvjetorit të Fondacionit. Në 2013 shiti koleksionin e saj të bizhuterive dhe dhuroi afro 5 milionë dollarë për të mbështetur kërkimin shkencor të terapisë së qelizave staminale. Fitoi çmimin ‘Henrietta’ në edicionin e 18-të Golden Globe.

Please follow and like us: