Albspirit

Media/News/Publishing

Silvester Stalone, aktor hollivudian me origjinë pellazge

Këndi i humorit/Silvester Stalone, 6 korrik 1946, aktor i famshëm i Hollivudit, lindur në SHBA, por duke u nisur nga emri dhe mbiemri të shkon mendja se do jetë me origjinë italiane. Por nuk janë të këtij mendimi linguistët intuitivë që mendojnë se thellë-thellë dhe për t’u dhënë karar dukurive ai është shqiptar, ilir, pellazg. (Do me thënë shqip argjendi i yjeve). Pak a shumë si Jackie Chan, aziatik ose kinez, që e shpjegon më mirë miku im Arben Kallamata. Nderimi në këtë rast shkon për moderatorët karizmatikë televizivë që masturbohen me shembuj kaq të papërsëritshëm. https://alb-spirit.com/…/jackie-chan-me-origjine…/

Stalone ka rrëmbyer zemrat të shumë fansave shqiptarë, të cilët me ëndje i kanë shikuar filmat e tij. Së fundi në një fotografi të marrë nga rrjeti social Snapchat, aktori shihet teksa bën shqiponjën me dorë në një automobil, ku shoqërohet nga një vajzë. Nuk dihet se çka e ka shtyrë të kryej këtë veprim aktorin amerikan, por kjo ka bërë që të mirëpritet prej fansave shqiptarë. Stallone është duke punuar për projekte të reja filmike, të cilat priten që të shfaqen në kinematë botërore.

Please follow and like us: