Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Natyra dhe ne

Natyra ështe pafaj, edhe fëmija. Kur natyra pushtohet, prishet. Fëmija kur rritet ndryshon. Mbi të dy rëndon faji – shkëlqimi i diellit zbehet, erërat psherëtinë njerëzisht, retë derdhin lot, pemët hedhin gjethet – zia bie në mes të verës.

A nuk duhet çdo njeri të pikëllohet dhe ngrejë krye ndonjëherë për shkak të padrejtësisë? A nuk duhet treguar zgjuarsi ndaj natyrës. Ajo herë-pas-herë reagon ashpër ndaj cenimeve. A nuk janë njerëzit vetë pjesërisht si gjethet, frutat dhe perimet? Por janë edhe fajtorë. Cila është pilula që na mban mirë, të qetë, të kënaqur? Ilaçet bimore, me të cilat njeriu ka mbijetuar.
Nëse njeriu pi në burimin e ditës, atëherë pse duhet t’i mbushim shishet dhe t’i shesim në dyqane, veçse fitimit dhe për të mirën e atyre që kanë humbur biletën për kohën e mëngjesit.
Higjena, e cila ishte e bija e atij farmacisti të vjetër, Eskulap, që përfaqësohet duke mbajtur një gjarpër në njërën dorë dhe në tjetrën një filxhan nga i cili ndonjëherë pi gjarpri; por më tepër Heba, kupëmbajtësja e Jupiterit, që ishte e bija e Junos dhe kishte fuqinë për të rikthyer perënditë dhe njerëzit në fuqinë e rinisë. Ajo ishte ndoshta e vetmja zonjë e re plotësisht e shëndetshme dhe e fuqishme dhe kudo që shkonte moti bëhej pranverë.
Please follow and like us: