Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Një pyetje naive

Në rrethet e ngushta të gazetarëve në kohën e regjimit të vjetër komunist diskutohej shpesh si fenomen interesant dhe shtrohej pyetja se si shpjegohet që në Kinostudion “Shqipëria e Re”, që ishte një institucion artistik nën kontrollin rigoroz të Komitetit Qendror të PPSH, gjithë jetën ka pasur drejtorë vetëm korçarë dhe vetëm ortodoksë.
Dikush thonte se korçarët janë të fortë. Dikush thonte se ortodoksët korçarë janë të fortë. Dikush thonte se vllehët korçarë janë të fortë.
Nuk ia gjetëm dot përgjigjen. Ishte një tabu.
Nuk e di nëse ndokush sot në shoqërinë e lirë demokratike dhe të lirisë së shprehjes mund të ndihmojë me ndonjë përgjigje?
Please follow and like us: