Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Punë kurvash, lypsarësh, qensh rruge!

 

Poshtë urës së Dajlanit në Durrës, u gjet e vrarë një vajzë. Çfarë po shohim deri tani, është një nga ato raste kur shoqëria shqiptare duhet të reagonte fort, po kështu edhe shtypi. Por as njëra dhe as tjetra. E para është nën atë mendësinë se ”ç’më duhet mua, kokërr kurve”, etj. E dyta, shtypi si gjithmonë në vozitjen ku ka më shumë adrelinë vëmendja, tek politika. Pra aty tek kurvëria. Se kështu thonë, politika është kurvë. Dhe ndofta nga ky njëjtëzim kanë ngordhur edhe ndjesitë sociale. Shkurt klimë normale kurvash. Problemet sociale janë gjithmonë dorë e fundit tek ne, kjo edhe për shkak të mendësisë aq edhe për programet zero të qeverisë. Sidomos kur lexon se ata që bashkëpunonin nuk ishin gjë tjetër, por lypësa rrugësh dhe kurva nate. Si është e mundur të ndodhin këto në Shqipërinë tonë? Ne jemi qelibarë, jemi të përsosur. Gjithë e keqja jonë është një inat pervers, kontravers karshi legjendës Edi Rama. Kurvat e rrugës dhe qentë e rrugës janë normalitet social. Ndërsa për të parin problem të shqyejnë po të flasësh, i dyti doli përmes një skandali seksi në zyrë, një program ku fondet duhej të merreshim pra me metodën e parë, kurvërinë. Dhe kjo nuk është se ishte një inisiativë serioze, madje po me kurvëri ky plan-projekt i ishte vjedhur një shoqate natyralistësh dhe po me metoda kurvërire do mundësohej rjepja e shqiptarëve, jo ndreqja e halleve e qenve të rrugës. Rrisku i keq i qëlloi Kukësit, qytetit kërthizë të shqiptarisë. Kësisoj, kushedi mbase me ndonjë skandal të dytë, do të mund të shohim se edhe mund të ekzistojë ndonjë plan-ide për kurvërinë, shtëpitë me drita të kuqe, që tregu i mishit të bëhet më në fund monopol shqiptar dhe jo kontigjent i natës, i metropolove të Europës e gjetkë. Kokat hëngshin, thotë legjenda nga zyra ovale në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Dhe shqiptarët as që duan t’ia dinë. Në fund të fundit, punë kurvash. Faqja jonë e zezë!

Please follow and like us: