Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Lidhjet intime në çifte me difererence moshe

“Shoqërimet intime të çifteve jo kompatibile në moshë dhe edukatë, sjellin kriza shoqërore”, dr. Vlora Obertinca
“Dallimi në mes të gjeneratave gjithmonë ka ekzistuar dhe vazhdon të jetë i pranishëm. Po jetojmë në një kohë ku kemi hapsirë të shohim raporte paradoksale të çifteve me diferencë të madhe në moshë dhe në çdo pikëpamje.
Bie fjala, një 20 vjeçe është rritur në epokën e përdorimit të internetit, celularit dhe aplikacioneve të shumta të teknologjisë informative, të cilat janë pjesë e pa ndashme e jetës së saj sociale dhe akademike. Përderisa, një 40 vjeçar është rritur më shumë në kontakt me natyrën dhe komunikim konvencional siç janë telefonat statik, librat fizikë dhe jo elektronikë, prezantimet verbale dhe jo me anë të teknologjisë informative…
Dallim drastik në çdo pikëpamje!
Çudia edhe më e madhe lind kur shohim çifte të “dashuruara” në këtë relacion moshe. Zakonisht gjinia mashkullore është ajo e të 40-ve dhe gjinia femërore ajo e të 20-ve.
Vallë çka i bashkon këto çifte pyet njeriu?!
Gjinia mashkullore është e prirë të tërhiqet nga pamja fizike e femrës dhe zakonisht kjo i mjafton sepse, deri në atë moshë mashkulli mbase ka arritur stabilitet financiar dhe fakti që atë e “pëlqen” një femër 20 vjet më e re, e bën të mendojë se ai është ende atraktiv në tregun e fëmijëve të tij, thënë ndryshe.
Ironike apo jo?!
Në anën tjetër gjinia femërore 20 vjeçe në fillim të studimeve, pa stabilitet financiar bënë që ta “adhurojë” 40 vjeçarin për ofrimin e shëtitjve, garderobës, makinave, parave dhe luksit që nuk e ka pasur, shto këtu për një pjesë edhe për përmbushjen e mungesës së figurës së babait.
Përderisa 20 vjeçarja shkruan me shoqëri në Snap Chat, 40 vjeçari ka hallet e gruas dhe fëmijëve që i ka diku më tutje e që presin nga ai po ashtu të njëjtat kërkesa sikurse të dashurës së re. Përderisa 20 vjeçarja shfrytëzon kredit kartelen e tij online për të prenotuar kënaqësitë e radhës në sallonet estetike, i dashuri dyfish më i vjetër vrapon pas bizneseve dhe fitimit… e derisa ai mungon vajzën e re e shoqëron sigurisht ndonjë i dashur nën hije të cilit gjithashtu i vijnë përfitime financiare nga i “dashuri” i vjetër, por i pasur i dashnorës së tij të kahmotshme.
Dikur këto skena i shihnim në filmin “Dynasty”, e tani po i shohim live.
Sa shkurtpamëse është mendja e njeriut, kur udhëheqet nga ndjenjat dhe jo nga mendja e kthjellët”.
Please follow and like us: