Albspirit

Media/News/Publishing

Spasse Thanasi: Shёnime nga Spitali i Pёrrenjasit

Janё bёrё 37 vjet qё Spitali i Pёrrenjasit funksionon si njё ndёrtesё komplekse shёndetёsore nё shёrbim tё 50 mijё banorёve tё Qytetit, tё Bashkisё Pёrrenjas, Qukёs, Stravaj, Hotolisht dhe Proptisht tё Mokrёs. Ai ёshtё ndёrtuar nё vitin 1986 nё njё mjedis tё pastёr e tё gjelbёruar rrёzё lartёsisё malore plot pisha tё qytetit. Ai ka personelin e kualifikuar prej 34 punonjёs dhe repartet e shёrbimit e tё urgjencёs, tё pathologjisё, tё pediatrisё dhe Shtёpinё e Lindjes. Numuri i mjekёve ёshtё 3 veta, personeli infermjer-mami e sanitare arrin rreth 23 veta dhe numuri i punonjёsve jomjekёsorё nё shёrbim tё infrastrukturёs sё Spitalit (laborante, guxhinier, shofer, pastruese) arrin mbi 8 veta… Me kёtё sistem funksional nё vendndodhje dhe shёrbim, SPITALI I PERRENJASIT ёshtё klasifikuar dhe zyrtarizuar si njё institucion i pёrshtatshёm mjekёsor nё Zonёn verilindore tё vendit, ne nje pikё kyçe tё rrugёs nacionale Tiranё- Korcё pёr tёrё krahinёn me gjendjen demografike mё tё madhe tё popullsisё…

Herё pas herё mjekёt kanё pёrfituar trajnime, kualifikime dhe specializime tё veçanta nё profilizimin shёndetёsor. Objekti i Spitalit ёshtё ripёrtёrirё pёrherё me investime plotёsuese nё sistemin e ngrohjes, nё izolimin e tarracave dhe pajisjen me aparatura modeste mjekёsore tё kohёs pёr njё trajtim bashkёkohor tё pacienteve dhe ёshtё shtuar numuri i mjeteve tё ambulancave nё shёrbim tё Spitalit. Dhёnia e ndihmёs sё parё mjekёsore duke shpёtuar jetёn e dhjetra e qindra njerёzve nё situate aksidentale nё rrugёn nacionale dhe ato rurale tё Zonёs siç ka qёnё rasti i aksidentit tё autobusit tё mёsuesve tё Proptishtit, ngjarja e rёndё autombilistike e Bitumit dhe ajo e Pёrrenjasit Fshat etj, tregon qartё mobilizimin mjeksor e qytetar tё kёtij spitali nё shёrbim tё jetёs sё njerёzve nё rrezik.

Gjithashtu trajtimi ambulator i tё sёmurёve paraplegjik, telesemik dhe me sёmundje profesionale( pasi Zona e Pёrrenjasit ka qёnё zonё e minierave), ёshtё mё i madhi dhe mё i shumti se tё gjitha krahinat e Shqipёrisё nё zonat verilindore. Ekzistenca funksionale e SPITALIT ёshtё njёherёsh edhe ekzistenca e ndjenjёs njerёzore pёr shёndetin, nёnёn dhe fёmijёt. Ёshtё dashuria jetike e trashёgimisё sё brezave tё shёndetshёm dhe pasuria mё e madhe shpirtёrore ku njerezit gjejnё shpresёn e shpёtimit nga sёmundjet dhe rreziku i momentit nё luftё me “kufijtё e jetёs”!. Ai ёshtё aspiratё e shtrenjtё e mjekёsisё me rendёsi komunitare nё shёrbim tё njerezve nё kohёn e duhur dhe nё vendin e pёrshtatshёm.

Nuk ёshtё pak qё qyteti ynё ka njё Spital me njё veprimtari intensive nё 24 orё shёrbimi nё mjedise tё qeta e tё pastra nё tё gjithё Rajonin verilindor deri nё Qafё Thanё. Ёshtё institucion kompleks buzё rrugёs nacionale kombetare ku krijohen shumё aksidente autombilistike ku Zona e Quksit deri nё Qafё Thanё ёshtё quajtur dhe rruga me “kilometrat e vdekjes”. Kёtu drejtohen pёr kurim dhe mjekim 50 mijё banorё qё nga Pёrrenjasi e Rrajcё e deri ne Proptisht tё Mokrёs, njё “nyje”e madhe kjo e jetёs komunitare me probleme dhe tё sёmurёShumё fshatra dhe zona kanё njё largёsi 20–40 km nga Spitali i Pёrrenjasit dhe kёtu ёshtё mundёsia e parё jetike e trajtimit mjekёsor dhe e rasteve urgjente, ёshtё mundёsia e transportit mё tё shpejt nga “kryqёzori” i tё gjitha nyjeve tё rrugёve tё zonave te veçanta sic ёshtё Rrajca, Qukёsi dhe Proptishti.

Spitali i qytetit Pёrrenjas pёrbёhet nga kёto reparte:

  • Reparti i Patologjisё
  • Reparti i Pediatrisё
  • Reparti i Urgjencёs
  • Reparti i Gjinekologjisё
  • Reparti i Shtepisё sё Lindjes.

Ka gjithsej 26 shtretёr pёr shtrimin dhe kurimin e tё sёmurёve me regjim shtrati. Vit pas viti e kohё pas kohe nё kёtё Spital ka shёrbyer njё plejadё mjekёsh tё dёgjuar e tё pasionuar pas profesionit human nё shёrbim tё njerёzve, shёndetit dhe jetёs sё tyre nё ketё qytet. Emrat mё tё spikatur kanё qёnё Muhamet Kadia, Ladi Shkoza, Hysen Kontrolli, Drita Kadia, Bujar Kllogjeri, Idriz Balla, Neki Jahollari, Vasil Kacorri, Tatjana Petriti,etj. Mё pas ata ia kanё hapur vendin ardhjes sё mё tё rinjve nga vetё qyteti si Mehmet Karriqi, Sami Agolli, Bashkim Vasku, Izet Karriqi, Kiço Stojani, Reshit Hena etj .Nё respekt tё kohёs sё kaluar pёrmendim se mjeku i parё i shёndetёsisё nё qytetin e Pёrrenjasit ka qёnё SABRI SALLA nga Peqini, qё ka shёrbyer nё Spitalin e Vjetёr tё kёtij qyteti. Kurse shoferi veteran qё nga viti 1976 e qё vazhdon tё punojё nё strukturёn e Spitalit Pёrrenjas ёshtё SALI KARRIQI, qё tё gjithё e thёrrasin“Sarri”.Ёshtё njeri babaxhan dhe i papёrtueshёm me ambulancёn e tij tё vjetёr e tё pandrushueshme qё funksionon rregullisht gjatё 24 orё shёrbim urgjence…

Nё kujtesё ka mbetur gjithashtu edhe grupi i mjekёve nё shёrbim tё minierёs Pёrrenjas si Hysen Kontrolli, Jeta Kurti, Latife Qytyku, Katina Vangjeli, qё pёrbёnin pёr njё kohё tё gjatё 30 vjecare ,“bёrthamёn” e shёrbimit specifik ambulant nё sektorin avaro- shpёtues tё Minierёs. Tek ata punёtorёt minatorё tё lёnduar gjenin paqe nё shpirt dhe mirёsi pёr shёndetin… Bluza e bardhё i jepte pluhurit minerar tё trupit tё tyre shndritjen vezulluese tё jetёs!…

Nё funksion tё Spitalit Perrenjas funksiononte Klinika Dentare Pёrrenjas, qё ishte njё objekt i kompletuar me pajisje, pavarёsisht mungesave tё kohёs. Mjaftё stomatolog si Koco Daka, Destan Tarushi, Vjollca Shkoza e Hiqmet Mekshi kanё punuar nё Klinikёn Dentare tё qytetit Pёrrenjas me pёrkushtim e talent mjekёsor tё admirueshёm. Shumё qytetarё, fёmijё e tё moshuar nuk harrojnё asnjёherё dentarin vertёtё mjeshtёr Destan Tarushi, qё nuk la njeri pa i kuruar dhёmbet e dhёmballёt nga duart e tij tё kujdesёshme dhe intuita mjekёsore mjaftё delikate dhe humanitare. Ai ishte kuqoja” qё e njihnin tё gjithё pёr pёrkujdesjen njerёzore dhe shёrbimin pa orar nё klinikё… Por edhe pёr aligrinё miqёsore pa asnjё kompleks, pa asnjё distancё fshatar – qytetar…Njё objekt tjetёr nё varёsi tё Spitalit Pёrrenjas ka qёnё edhe Farmacia e qytetit ku punuan pёr afro 40 vjet Shefit Hasa, Kadife Latollari e Lubjana Stojani qё administronin tё gjitha ilaçet dhe medikamentet pёr mjekim dhe shёrbenin pёr tё gjitha recetat mjekёsore tё pacientёve qё rekomandoheshin nga mjeku. Farmacia ishte model nё ambjent dhe nё pastёrti. Ishte e vetmja nё tё gjithё Zonёn, duke pёrfshirё edhe fshatrat. Shefit Hasa, i ardhur nё qytet nga Stёbleva e largёt, kishte krijuar njё raport tё afёrt me tё gjithё banorёt e njё komunikim “non grada” me klientёt e largёt qё vinin vetёm nё rast nevoje tё ngutshme. Dhe gjithmonё ishte i njёjti, buzёgaz dhe i papertuar nё çdo rast urgjent.Ja jepte recetёn e firmosur tё ilaceve me shpjegimet e veçanta me shprehjen plot shpresё“ Na ruajt Zoti !” mua dhe juve… Qoftё e shkuar !.Edhe sot ruan tё njejtin reputacion nё biznesin e vetё privat po me ketё objekt human qё i dha krenari profesionale, vlerё shoqerore e dashuri njerёzore…Ilaçet mbeten ilaçe dhe njeriu mbetet njeri… Kjo xhaketё e bardhё nuk mund tё njolloset kollaj… Shefiti ёshtё ndёr tё paktёt farmacist profesionist me norma njerёzore qё nuk e njollosi kurrё bluzёn e bardhё tё mjekut e shёrbёtorit tё shёndetit.Vёrtetё kёnaqёsi, le tё thonё çfarё tё duan disa….Cёshtje vetjake. Aq mё shumё qё sot vepron konkurenca e gjallё e tregut .

Eh, mjekёsia sa e vёshtirё, sa me stres dhe plot ankth e dashuri !.Edhe pena ime nuk mё tradhёton pёr shprehjen e merituar…Nuk ja ha aspak hakun edhe kolegeve tё tjerё farmaciste nё qytet qё kanё ngritur biznesin e vetё privat, qё gjithsesi ёshtё me plot fjalёn profesionale, njё shёrbim qytetar. Tё gjithё nderohen e respektohen. Dhe nuk janё pak, por ndёr ta pёrmendim emrat e Zana Gegёs, Berti Karriqit apo dhe farmacia “Collaku” etj. Po kёshtu edhe shёrbimi stomatologjik ёshtё pjesёrisht privat dhe njё pjesё e shёrbimit publik me profilaksi dentare tё kohёs… Nё qytet veçon Klinika Dentare e Juliana Karriqit (Brace) qё ka pajisjet stomatologjike moderne tё kohёs dhe njё ambjent klinik tё pastёr e tё qetё ku njerёzit nuk i mundon stresi apo frika e dhёmballёs.Kёtu ёshtё nё funksion katalogu mё i fundit i shёrbimit dentar ku pacienti merr informacionin e nevojshёm tё kujdesit pёr dhёmbёt dhe mjekimin e pёrshtatshёm nёpёrmjet eko-grafisё dentare.

Struktura e sotme e shёrbimit mjekёsor nё qytet ёshtё e rindёrtuar sipas programeve e projekteve qё pёrfshin mjekёsia lokale dhe rajonale. Kёshtu shёrbimi bazё ku perfshihen mjekёt e familjes dhe infermjerёt, ёshtё strukturё shёndetёsore qё varet nga Drejtoria Rajonale e ISKSH-sё. Shёrbimi spitalor ku perfshihen mjekёt, infermierёt dhe punonjёsit ndihmёs tё Spitalit, ёshtё nё varёsi tё sistemit tё Ministrisё sё Shёndetёsisё dhe kryen pranim urgjence, shёrbim i Nёnёs dhe fёmijёs, shtrim e kurim spitali ne repartet e Pathollogjisё dhe Pediatrisё etj. Janё rreth 20 infermjere qё shёrbejnё nё shёrbimin spitalor si Alma Rira , (Shahinlliu), Sonila Cako, Lume Omeri, Atixhe Turtulli, Fatmira Rira, Selvie Balla, Diturie Beqo, Minushe Karriqi, Celike Abeshi, Lumturie Bardhi, Violeta Myzyri, Fatime Bushi, Skёnderie Hyzellari, Vjollca Llojku, Trane Albrahimi, Xhije Xhelo, Hamide Ozuni, Sonila Latollari, Vitori Belba, Flutura Karriqietj. Njё punё tё kujdesёshme kryen mikrokirurgu NAZMI KARRIQI, i cili ka mbi 25 vjet punё pranё Spitalit Pёrrenjas. Po kёshtu dhe laborantet Diana Hana, Afёrdita Hasa e Petrit Dashi, janё njё grup i kualifikuar qё mundёson ekzaminimin e shpejt tё diagnozёs sё tё sёmurit nё kushtet e emёrgjencёs klinike.

Pёr doktor Sami AGOLLI, tashmё njё mjek i unifikuar nё tёrё Zonёn, Spitali i Pёrrenjasit ёshtё“ njё ndёrtesё e klorofiltё” qё i jep frymёmarrje e jetё gjithё qytetit, njё“pamje e gjelbёrtё” qё sjell ajrin e pastёr tё pishёs dhe flladin e malit…Puna e tij nuk ёshtё nostalgji, por jetёsore, embrionale dhe edukative me pacientёt e shumtё pёr profilaksin e vёrtetё tё vetes. “Nuk ka gёzim mё tё madh,- thotё ai i buzёqeshur ,- se njeriu i shёndosh…Pamja e tij tё krenon e tё jep adhurim…”

Koha do ta pasuroj kujtesёn, do tё le “gjurmё” tё tjera njerёzore tё bluzёs sё bardhё… Por e rёndёsishme ёshtё qё ne tё ruajmё traditёn mjekёsore me shpirtё e me zemёr, pavarёsisht ndryshimeve esenciale tё teknologjisё mjekёsore e reformave strukturore tё kohёs. Ne duhet tё evidentojmё kohёn e kaluar, tё sistemojmё pamjen e sotme e tё mendojmё transmetimin e traditёs nё brezat e rinj….Pёr ketё Spitali i Pёrrenjasit e merriton tё ketё historikun e vetё tradicional tё kompletuar, pse jo dhe njё pёrmendore tё mjekut tё paharruar MUHAMET KADIA, qё mban titullin “Anetar Nderi i Qytetit” dhe meritёn personale tё ndёrtimit tё Spitalit nё njё vend kaq tё bukur e piktoresk rrezё malit…

Ngjarja e fundit, vёrtetё e hidhur, e vdekjes sё doktor Mehmet Karriqi, ose “Meta i fёmijёve”, siç quhej shpesh, na obligon tё shtojmё disa rreshta mirёnjohje tё punёs sё tij mbi 30 vjecare nё Spitalin e Pёrrenjasit. Ai ishte njё pediatёr qё njihte deri nё detaje racionalitetin e jetёs. Kishte lidhje tё ngushta me pacientёt e tij tё shumtё nga qyteti dhe fshati. Cdo njerit i buzёqeshte lehtё, i rrihte shpatullёn dhe i jepte zgjidhjen pёr hallin qё kishte. Kjo veti ishte edhe me kolektivin e punёs nё Spital. Bёnte humor dhe kafenё e pinte me kolegёt nё Spital. Asnjёherё nuk solli ndonjё “siklet” tek ata. Ai mbeti me tё gjithё punonjesit miqёsor, korrekt dhe i gjithndodhur.Vdekja e tij e papritur njё ditё Korriku 2015 trishtoi gjithё miqtё dhe dashamirёsit, mjekёsia e qytetit Pёrrenjas humbi njё nga mjekёt “veteran” qё i kushtoi gjithё jetёn. Edhe me daljen nё pension ai dёshiroi tё vazhdonte punёn, tё shёrbente nё Spital pa e mbyllur asnjёherё derёn e dhomёs sё vetё tё shёrbimit… Me këtë ndjenje fisnike iku edhe nga jeta.

Me respekt e dashamirёsi do tё kujtohet kurdoherё ky mjek pasionant, qё nё njё jetё aktive 50 vjeçare dha gjithçka tё bukur prej shpirtit human dhe zemrёs bujare. Familja e tij ёshtё krenare qё ai realizoi deri nё fund qёllimet e jetёs sё tij : pasioni i profesionit tё pediatrit dhe rregullimi i jetёs sё familjes.

 

 

Please follow and like us: