Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi: Kujdesuni për zemrën nëpërmjet një diete ushqimore të shëndetshme

Një nga faktorët kryesorë që ndikon në shëndetin e zemrës si dhe në reduktimin ose jo të disa faktorëve të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, është dieta ushqimore.
Ju njohim me disa ushqime, konsumi i së cilëve redukton presionin arterial, trigliceridet dhe nivelet e kolesterolit, të gjithë këta, faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës:
* Perimet me gjethe jeshile jane të pasura me vitaminë K dhe nitrat
* Çaji jeshil është i pasur me polifenole dhe katekina
* Vaji i peshkut përmban acide yndyrore omega-3
* Vaji i Ullirit –li pasur me antioksidantë & yndyrna të pangopura
* Manaferrat janë të pasura me antioksidantë gjithashtu reduktojnë inflamacionin
* Avokadot jane të pasura në yndyrna të pangopura & kalium dhe reduktojnë rrezikun e sindromës metabolike
* Arrorët, farat dhe bishtajorët janë të pasur me fibra qe reduktojnë inflamacionin
* Çokollata e zezë ēshtë e pasur me antioksidantë si flavonoidet te cilat reduktojnē rrezikun e krijimit të pllakave të kalcifikuara duke parandaluar sëmundjet e arterieve koronare
* Domatet pērmbajnē likopen i cili redukton rrezikun e atakut kardiak si dhe rrit vlerat e kolesterolit “të mirë”, HDL
* Hudhra dhe komponentët e saj shërbejnë si “hollues” të gjakut.
Please follow and like us: