Albspirit

Media/News/Publishing

Mevlan Shanaj: Aktori shqiptar në ekran!

Mjeshtria e interpretimi në ekranin shqiptar erdhi në mënyrë të natyrshme! U shquan dhe u preferuan në ekran ata aktorë që me aftësitë e tyre sollën vërtetësi duke iu larguar teatrit. Rritja e mjeshtrisë së interpretimit erdhi gradualisht në përgjithësi! Aktorët me përvojë skenike proçesin e kalimit në ekran e kishin në fillimet e tyre më të ngadalshëm, kurse gjenerata e re e përthithi më shpejt. Shëmbull kemi Rikard Ljarja që erdhi i pari në ekranin shqiptar me një interpretim filmik dhe më pak skenik. Më pas ishte një grup aktorësh që, krahas rritjes së prodhimit të industrisë së filmit, rritën dhe mjeshtrinë e aktrimit në ekran! Aktori i filmit tek ne ka ardhur në saj të teknikës së tij individuale pa asnjë leksion mbi transformimin apo krijimin e karakterit në ekran! Në skenë mjeshtria e aktrimit është kushti themelor, nuk kemi përse të mos themi se edhe ekrani është më pak i kapërcyeshëm përsa i përket mjeshtrisë së aktrimit! Kamera sa është tolerante aq është mizore me portretin! Kamera thekson duke zmadhuar apo treguar emocionin përmes syrit! Syri është në kinema aktrimi! Jo pak raste në ndonjë rol kemi krijime edhe nga amatorët! Po aq shkon “loja” e amatorit, nuk reziston dot në krijimin profesional në vazhdimësi të karaktereve! Në ekranin tonë ishte praktika që aktorët vinin nga fusha të ndryshme. Nuk kishte aktorë profesionistë vetëm për film. Aktorët i zgjidhte regjisori, po thuaj të gjithë i nënshtroheshin provave për rolin e ri duke filluar nga krijimi i figurës nga ana e jashtme në çdo detaj deri në kërkesën kryesore të krijimit të karakterit të ri si edhe marrëdhënia me partnerët. Një ndër gjërat e “lirisë” së aktorit të fimit ishte e drejta e aktorit për të zgjedhur. Asnjë rast nuk mund të ketë ndodhur që aktori të ketë qenë i detyruar për një interpretim në ekran! Në skenë aktorët ishin të punësuar dhe do merrnin rolin që u jepte regjisori! Puna në tavolinë në teatër ishte një ushtrim i përditshëm deri në daljen para publikut! Në ekran përgjegjësia ishte shumë e madhe pas fiksimit pasi nuk kishe mundësi korrigjimi. Përqëndrimi në çastin pas fjalës “Çak” ishte emocion i veçantë sepse aktori e dinte se po jepej dënimi i tij! Aktori i filmit ishte bashkëpunëtori në dënimin apo lavdinë e tij! Kishte lirinë e zgjedhjes për të shumëzuar emrin e tij ose për ta “dënuar”. Raste shumë shumë të rralla rezultojnë në mos arritje, pasi puna në film nuk është si në skenë që fillon dhe mbaron për aq kohë sa zgjat drama, në film kohëzgjatja është shumë më e madhe dhe kjo është një ndër gjërat teknike që i jep mundësi aktrimit të korrigjohet gjatë realizimit të filmit! Regjisori përzgjedh skenarin, më pas aktorët të cilët kalojnë një seleksionim parapërgatitës. Regjisorja Xhanfise Keko, tregonte se kishte provuar 500 fëmijë për rolin e Benit në filmin “Beni ecën vetë”!

Please follow and like us: